Deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka qenë e ftuar të martën në “Frontal” të T7.
Ajo ka thënë se i ka kërkuar kryesuesit të seancës Avni Deharit që të kthehet në rend të ditës dhe Kushtetutë.
Por ajo tha se Dehari duke u bazuar në moshën e saj i ka thënë se “kur ta kryeson ti seancën bëjë si të duash”.
“Herën e fundit i kam bërë thirrje që të kthehet drejt rendit të ditës dhe Kushtetutës së Kosovës”.
“Pavarësisht respektit që e kam për shkak të moshës, por nuk e kam parë të njëjtën nga Avni Dehari, është bazuar në moshë. Kur i kam thënë se po dilni jashtë Kushtetutës, ai ka thënë; ti mundesh me kryesu në momentin që e kryeson seancën, nuk ka pranu me pas një këshillë si une”, ka thënë ajo. /Gazeta Express