Përpos kualitetit, në sport ka rëndësi të madhe të jesh edhe në ditën tënde më të mirë dhe në disponim për të luajtur.
Në të kundërtën, gjithçka bëhet e vështirë dhe dështimet janë të pashmangshme e të paevitueshme, shkruan “Gazeta Express”.
Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këtij basketbollisti, i cili nuk e kishte ditën e tij.
Ai dështoi në shumë tentime që i bëri në gjuajtjet për tri pikë, në pozita të ndryshme, ndërsa në disa prej gjuajtjeve nuk e preku as harkun.
Shikuesit e pranishëm u munduan ta mbështesnin duke i dhënë kurajo, por s’mundën të bënin asgjë.
Ata kanë mbetur të befasuar nga ajo që e panë dhe kishte prej tyre edhe që qeshnin nga huqjet e tifozit.
Video u bë virale pasi është mjaft e pazakontë. /Gazeta Express/