Kur Osmani ishte futur mes presidentëve si përkthyese, pas 13 vjetëve në fotografinë e njëjtë si presidente - Gazeta Express
string(106) "kur-osmani-ishte-futur-mes-presidenteve-si-perkthyese-pas-13-vjeteve-ne-fotografine-e-njejte-si-presidente"

Gazeta Express

22/09/2022 20:22

Kur Osmani ishte futur mes presidentëve si përkthyese, pas 13 vjetëve në fotografinë e njëjtë si presidente

Gazeta Express

22/09/2022 20:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, kanë realizuar sot fotografinë e përbashkët me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden, fotografi që tradicionalisht realizohen në kohën e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kjo është koha kur presidentët amerikanë realizojnë fotografi rasti me homologët e tyre nga vende aleate.

Lexo Edhe:

Presidentja Osmani e ka përshkruar shkurt fotografinë e publikuar në rrjetet e saj sociale.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar ajo.

Mirëpo, në një foto të ngjashme, Osmani ishte gjendur edhe 13 vjet më parë, kur ajo nuk ishte presidente, por vetëm këshilltare e presidentit të atëhershëm të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ndonëse e pazakontë për një traditë të tillë, Osmani kishte arritur që të gjendej në fotografinë e përbashkët të presidentëve Barack Obama dhe Fatmir Sejdiu, si dhe dy zonjave të para.

Kjo gjë kishte shkaktuar një debat në atë kohë, kur presidentja aktuale akuzohej se me veprimin e saj mund ta kishte shkelur edhe protokollin e Departamentit të Shtetit. Megjithatë, nga pala amerikane ky veprim nuk është shndërruar asnjëherë në diçka të madhe.

Departamenti i Shtetit kishte publikuar fotografinë, duke sqaruar që Osmani ishte aty si përkthyese e Presidentit Fatmir Sejdiu.

“Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama pozojnë gjatë pritjes në Muzeun Metropolitan në Nju Jork me Shkëlqesëinë e tij Fatmir Sejdiu, President i Republikë së Kosovës dhe bashkëshorten e tij zonjën Sejdiu, si dhe një përkthyese, Vjosa Osmani. E mërkurë, 23 shtator, 2009”, thuhej në njoftim.

Presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork. Ajo ka përfituar nga rasti, duke takuar edhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera. /GazetaExpress