"Kur njerëzit e pafajshëm po vdesin në Ukrainë, ne po i shesim vlerat që janë krijuar me gjak", Salihu me akuza të rënda për Ademin - Gazeta Express
string(127) "kur-njerezit-e-pafajshem-po-vdesin-ne-ukraine-ne-po-i-shesim-vlerat-qe-jane-krijuar-me-gjak-salihu-me-akuza-te-renda-per-ademin"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2022 20:29

“Kur njerëzit e pafajshëm po vdesin në Ukrainë, ne po i shesim vlerat që janë krijuar me gjak”, Salihu me akuza të rënda për Ademin

Futboll

Gazeta Express

03/03/2022 20:29

“Kur njerëzit e pafajshëm po vdesin në Ukrainë për të mbrojtur atdheun e tyre ne po i shesim vlerat që janë krijuar me gjak”, ishte njëra nga akuzat që Eroll Salihu i drejtoi te FFK përmes një letre drejtuar Komitetit Ekzekutiv.

Ish-sekretari i FFK-së, i cili ka punuar ndër vite në statutin e FFK-së, i ka dhënë goditje te fortë Komitetit Ekzekutiv ne krye me Agim Ademin, të cilët dje papritmas e caktuan 6 prillin si datë e mbajtjes së kuvendit zgjedhor të FFK-së.

Mandati i Ademit skadon në korrik, ndërsa Eroll Salihu thotë se caktimi i datës së kuvendit zgjedhor më 6 prill është jostatutar dhe joligjor, duke i shtuar edhe më shumë dyshimet mbi këtë proces, shkruan Gazeta Express.

Madje ai ua ka dërguar një letër drejtuesve të FFK-së, përmes së cilës ua ka bërë me dije se ky kuvend i thirrur për 6 prill është joligjor, duke ua interpretuar statutin. Ai dokument është siguruar nga Gazeta Express.

“Vendimi i shpallur dje në web-faqen zyrtare të FFK-së tregoi edhe një herë për moskokëçarjen tuaj as për Statut, as për Ligj e lere më për norma etike e morale apo ‘për të mirën’ e futbollit siç e quani ju nganjëherë. Nuk mund ta kuptojë këtë shkelje pa kurrfarë baze dhe nevoje”, thuhet në fillim të letrës, raporton Express.

“Zgjedhjet për kryetarë dhe anëtarë të KE-së duhet të jenë të shenjta sepse vota e lirë është instrumenti më demokratik për ata që harxhojnë mijëra e disa edhe miliona euro. Thirrja e këtij Kuvendi zgjedhor në mënyrë të jashtë ligjshme është e tillë sepse:

Kuvendi zgjedhor është i paracaktuar me datë 3 Korrik 2022 kur mbushen 4 vjet;

Formalisht, Kuvendi duhet të thirrët 2 muaj më herët;

Mandati i kryetarit zgjatë 4 vjet e jo 3.5 vjet”, shkroi ai.

Tutje Salihu bëri një krahasim me gjendjen momentale në Ukrainë.

“Kur njerëzit e pafajshëm po vdesin në Ukrainë për të mbrojtur atdheun e tyre ne po i shesim vlerat që janë krijuar me gjak. Nuk i kemi mbushur as 5-6 vjet në UEFA e FIFA dhe ne po e tradhtojmë rininë tonë dhe vlerat tona”, kishte shkruar në letër Salihu.

“Tash e tri vite në FFK flitet vetëm për Gjykata, përgjime, spiunazhe, manipulime, shantazhe, rrahje të kryetarit me të tjerët, kërcënime e shumëçka tjetër. Unë nuk punoj për Agim Ademin e as për ju por për Federatën e Futbollit të Kosovës për të cilën kam dhënë shumëçka në kohërat më të vështira”, shtoi tutje ai.

Tutje, ai pati një pyetje konkrete për ta

“Çfarë mesazhi u dërgoni fëmijëve tuaj, futbollistëve tanë, opinionit publik e komunitetit ndërkombëtar të futbollit kur bëni gjëra të tilla?Shpresoj se do të reflektoni dhe anuloni këtë vendim (për çka dyshoj) ose këtë do t’a bëjnë klubet, Ministria dhe Gjykata respektive e ju do të përgjigjeni para ligjit dhe atyre që ju kanë votuar”, shkroi Salihu.

Krejt në fund, ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së theksoi se nuk e ka pasur ndërmend të kandidonte për postin e presidentit.

“Në fund po e potencoj se asnjëherë nuk kam dashur të konkurojë për Kryetar dhe as që e kam pasur ndërmend të bëja një gjë të tillë tani. Për mua do të ishte lehtë të heshti por nuk mund t’a bëjë këtë. Si mund të jem i drejtë në “KAS” të Kosovës ku jam Kryetar për të gjitha Federatat nën konteste juridike e të heshti për parregullësi në Federatën time. Jam i gatshëm të bartë pasojat eventuale dhe të përgjigjem për çdo gjë që kërkon komuniteti i futbollit”, e përfundoi letrën Salihu.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

/Gazeta Express/