Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, njofton se sot në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, zhvilloi takim zyrtar me Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar për Evropë dhe Euroazi, si dhe me Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.
Në këtë takim, ai tha se e çoi “drejtpërdrejt zërin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për diskriminimin sistemik, pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet dhe politikat shtetërore të Beogradit që synojnë zhdukjen tonë administrative”, shprehet ai.
“Kjo përpjekje po realizohet me mbështetjen e fuqishme të miqve tanë në SHBA, në veçanti Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë qenë ura jonë e drejtpërdrejtë drejt institucioneve amerikane”, shkruan Kamberi.
“Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë”, shprehet Kamberi.
“Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington”, ka thënë deputeti Kamberi.
Postimi i plotë: