Veç vonim, por s’ka shpëtim.
Liverpooli është rrugës së mirë për ta rrëmbyer titullin e Premierligës pas 30 vitesh.
‘Redsat’ po i afrohen edhe më shumë ditës kur edhe matematikisht do të konfirmohen si kampion për sezonin 2019/20, duke i dhënë fund vuajtjeve për shumë vite.
Për këtë duhet falënderuar edhe Manchester United, që të dielën e mposhti 2-0 ekipin e Pep Guardiolës çka bëri që 9 ndeshje nga fundi, Liverpool të shkojë në 25 pikë diferencë me Cityn.
Por, City ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Arsenalit dhe në rast dështimit në këtë takim, atëherë Liverpoolit i duhen vetëm tre pikë sfidën e radhës, kundër Evertonit.
Megjithatë, nëse City e mposhtë ekipin e Mikel Artetës, ish nxënësit, atëherë Liverpoolit i shtyhet festa, i duhet ta mposhtë Crystal Palacen në Anfield, në lojën e radhës me 21 mars.
Momentalisht, ekipi i vetëm që mund t’ia rrëmbejë titullin Liverpoolit është City, gjithmonë nëse ‘Redsat’ tani e tutje i humbasin të gjitha ndeshjet.
Leicester City i treti, s’mund t’ia marrë titullin Liverpoolit edhe nëse i fiton gjitha e Liverpooli i humb gjitha.
Pra, Liverpooli tashmë po bëhet gati për festë, titulli është gjithnjë e më afër, matematikisht, i duhen vetëm dy fitore. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...