Kur mund të quhesh i sëmurë? Studimi i fundit ndryshon gjithçka që dihet për temperaturën


Gazeta Express
28 Janar 2020 18:00

Një studim i Universitetit Stanford, i drejtuar nga Julie Pasonner, ka analizuar temperaturat e 677 mijë personave që nga viti 1862 deri në vitin 2017.

Në bazë të rezultateve, është ardhur në përfundim se me kalimin e viteve temperatura optimale e organizmit është ulur. Kështu që, gjërat kanë ndryshuar edhe në atë se çfarë duhet të konsiderojmë si rritje të temperaturës.

Sipas këtij studimi, mjafton që temperatura të shkojë në 36.6 për ta konsideruar si temperaturë e lartë dhe jo normale, në vend të 37 siç e kemi menduar deri tani.

Mirëpo, me çfarë lidhet ky ndryshim i temperaturës?

Ky ndryshim supozohet që ka lidhje me ndryshimet klimatike, që kanë arritur të ndikojnë edhe në hemostazën e organizmit të njeriut, sidomos në 200 vitet e fundit.

Duhet theksohet gjithashtu që vlera optimale e temperaturës varet gjithashtu edhe nga mosha, gjendja shëndetësore dhe organizmi i njeriut./ Express

Te fundit


Kthehu lart