Një majmun shokoi një turiste që kishte ardhur t’i frekuonte pjesët pyjore në Bali të Indonezisë.
Jill Porter, 38-vjeçare, qëndronte e ulur derisa majmuni kurreshtar iu vendos në preher dhe tentoi ta zhvishte atë, siç shihet në pamjet e regjistruara nga një prej miqve të saj, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Majmuni me bisht të gjatë më pas vazhdon edhe t’i kapë flokët dhe t’ia largojë pantallonat e shkurtra.
Klipi 23-sekondësh është bërë viral për shkak të pazakonshmërisë dhe ka marrë komente ndër më qesharaket.
Videoja u ngarkua në rrjetin social ‘TikTok’ dhe mori më se 170 mijë shikime.


Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...