“Kur kesh fukara ma honger qeni pulën, kur u bona pasanik ma honger sakicën” – Krahasimi i Hoxhës: VV për herë të parë në defansivë - Gazeta Express
string(125) "kur-kesh-fukara-ma-honger-qeni-pulen-kur-u-bona-pasanik-ma-honger-sakicen-krahasimi-i-hoxhes-vv-per-here-te-pare-ne-defansive"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 21:26

“Kur kesh fukara ma honger qeni pulën, kur u bona pasanik ma honger sakicën” – Krahasimi i Hoxhës: VV për herë të parë në defansivë

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 21:26

Në Pressing, debati për jetën e qytetarëve nën qeverisjen Kurti – nga çmimet, energjia, pagat e deri te zhvillimet zgjedhore – ka nxjerrë një deklaratë të drejtpërdrejtë nga Dibran Hoxha. Përballë panelit të përbërë nga Valon Syla, Ilir Mirena, Blerim Latifi dhe Nexhmedin Spahiu, Hoxha tha se tema e energjisë është pika që po e nervozon Vetëvendosjen dhe e ka vënë për herë të parë në pozitë mbrojtëse.

Ai e krahasoi situatën me një anekdotë popullore: “Kur kesh fukara ma honger qeni pulën, s’të besojnë. Kur u bo pasanik ma honger sakicën – po po, qeni e han sakicën”.

Sipas Hoxhës, kur ishte në opozitë, VV-ja e kishte luksin që çdo fjalë t’i ecte dhe shumicën e narrativave t’i krijonte vetë.

“Dmth VV ka qenë pasanike me këtë sensë në opozitë, cfarëdo që ka thon i ka ec, e shumicën për tyne i ka ngjiz. Kur ka thon VV që u privatizu në mënyrë të tmerrshme KEDS’i ka pasë të drejtë, VV’ja ka ardhë me 51% me nacionalizu KEDS’in”, tha Hoxha.

Ai shtoi se problemi i VV-së sot është pikërisht ardhja në pushtet.

“Mallkimi i VV është pse ata kanë ardh në pushtet, se të kishin nejt në opozitë, na kishin majt me qito rrëfime, ska llafe, ish dasht me pas punë”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement