Kur Kafeneja Jonë e “parashikoi” virusin shumë vite më parë - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

12/08/2020 13:07

Kur Kafeneja Jonë e “parashikoi” virusin shumë vite më parë

Rozë

Gazeta Express

12/08/2020 13:07

Tema e virusit, megjithëse jo për atë për të cilin bota po flet sot, është trajtuar edhe në serialin “Kafeneja Jonë”, qysh në vitin 2009.

Në një nga episodet e këtij seriali, aktorët shihen me maska, derisa flasin edhe për virusin që njëri nga ta e kishte, shkruan Reporteri.

Ata kërkojnë që aktorit Fatos Kryeziu, i cili në serial luan rolin e “Kryemadhit” të mos u afrohet dhe largohen për të larë duart.

“Kafeneja jonë” për vite ka qenë një nga serialet më të popullarizuara në Kosovë, derisa disa herë është përmendur rikthimi i tij.

Së fundmi aktorët kanë konfirmuar se ata nuk do të rikthehen me projektin e shumëpëlqyer për publikun.