'Kur je i urritur ke nevoja të tjera para dashurisë' Plas mes Olti Currit dhe Hervin Çulit - Gazeta Express
string(88) "kur-je-i-urritur-ke-nevoja-te-tjera-para-dashurise-plas-mes-olti-currit-dhe-hervin-culit"

Gazeta Express

25/01/2020 14:06

‘Kur je i urritur ke nevoja të tjera para dashurisë’ Plas mes Olti Currit dhe Hervin Çulit

Gazeta Express

25/01/2020 14:06

Hervin Çuli dhe Olti Curri treguan që në puntatën e parë të Top Talent se ndajnë mendime krejt të kundërta në shumë drejtime. Pak para mbylljes së spektaklit të djeshëm, ata kanë debatuar mes tyre fort, aq sa mendimi kritik përballë konkurentes kaloi kufijtë e detyrës së tyre. Ndërsa Hervin Çuli e kritikoi konkurenten Klea Progni,- e cila konkurroji me poezine “Lamtumire”, te Gjergj Fishtes,- jo për interpretimin e saj, por për zgjedhjen e gabuar të materialit. “Pse nuk zgjodhe një lirikë dashurie? Ti je një Zhulietë! Nuk do të ishte më mirë të kishe ardhur me një poezi dashurie?” – i tha Çuli konkrentes, ndërsa Olti Curri reagoi duke ironizuar “Ndoshta nëse do të ishte konsultuar me një regjisor, por si një vajzë, ajo mendon se kjo temë është më aktuale”. Nuk mungoi kundërpërgjigjia e Çulit: “Mua nuk më pëlqejnë fëmijët kaq shumë të angazhuar, më pëlqejnë fëmijët që dashurojnë”.
Olti theksoi se edhe atij i pëlqenin fëmijët që dashurojnë, por në një vend kur kanë mundësi për t’u zhvilluar. “Fakti që po ikin të gjithë do të të dashurohen në vende të tjera dhe jo në Shqipëri” – tha Olti Curri. Ndërkaq regjisori dhe drejtori i Teatrit Kombëtar u shpreh se fëmëjt nuk duhet flasin për Ramën dhe Bashën. “Ata mund të flasin edhe për emigrimin, por duhet të flasin për dashurinë, sepse kanë kohë të angazhohen”. Kundërpërgjigjia e Currit ka qenë e rrufeshme: “Kur je i urritur ke nevoja të tjera para dashurisë”!