“Kur ish-brekëgrisurit e djeshëm u ngrysën milionerë”, Tritan Kalo mesazh për Kongresin e PS - Gazeta Express
string(89) "kur-ish-brekegrisurit-e-djeshem-u-ngrysen-milionere-tritan-kalo-mesazh-per-kongresin-e-ps"

Shqiperi

Gazeta Express

12/06/2021 22:28

“Kur ish-brekëgrisurit e djeshëm u ngrysën milionerë”, Tritan Kalo mesazh për Kongresin e PS

Shqiperi

Gazeta Express

12/06/2021 22:28

Mjeku Tritan Kalo ka reaguar në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste që u mbajt sot në orën 17:30 në stadiumin “Air Albania”.

Përmes një postimi në Facebook, Kalo i jep një “shuplakë”klasës politike, teksa shkruan se mirësitë pasurive të pafundme mbi dhe nëntokësore të Shqipërisë, u takojnë të gjithëve, dhe jo vetm një “grushti” të vogël njerëzish.

Kalo i drejton një mesazh qeverisë Rama, ku shprehet se zbarzja e vendit mund të ndalohet vetëm me krijimin e mundësive të punësimit të Shqiptarëve këtu dhe jo “të skllavërimit” të tyre në dhe të huaj.

Postimi i plotë i Tritan Kalos:

Kohë kovidiane….12.06.2021….Një RIKUJTESË për “kongresmenet dhe kongresmenët” e sotëm në Kongresin e PS-së të pas fitores zgjedhore të 25 Prillit 2021….KOHA për PUNË të MËDHA si në Risocialdemokratizimin e vetë Partisë Socialiste, po ashtu edhe në Zbutjen e dasive sociale të krijuara këto 30 vite të zhagitjeve Demon-kratike, KUR “ish-brekëgrisurit” e djeshëm u gdhinë kacidhjarë dhe u ngrysën milionerë…..SHQIPËRIA është e të gjithë Shqiptarëve dhe mirësitë e pasurive të saja të pafundme mbi dhe nëntokësore u takojnë të gjithëve….Zbrazja e Trojeve Arbërore është e patolerueshme, dhe kjo zbrazje pamundësohet vetëm e vetëm me krijimin e mundësive të punësimit të Shqiptarëve këtu dhe jo “të skllavërimit” të tyre në dhe të huaj…..Ofrimi i mundësive të barabarta për shkollim e punësim për këdo dhe jo i bazuar në nepotizmin, militantizmin, krahinarizmin, puthadorjen dhe servilizmin, paratë nën dorë apo drogëshitjen, i motivon bijat dhe bijtë e shqipes të vetëndërgjegjësohen për të kontribuar vetëm këtu, në mbrothësimin si të vetes po ashtu dhe të vendit…. SHQIPËRIA mbi të gjitha!!!….Together forever!!!