“Kur i pata thon Xhakës se je ma i mirë se Kroosi...”, “godet” Ismet Munishi: Shyqyr qe spo lun si kundër Kosovës se as në ligë të gjashtë të Gjermanisë s'un lun - Gazeta Express
string(151) "kur-i-pata-thon-xhakes-se-je-ma-i-mire-se-kroosi-godet-ismet-munishi-shyqyr-qe-spo-lun-si-kunder-kosoves-se-as-ne-lige-te-gjashte-te-gjermanise-sun-lun"

“Kur i pata thon Xhakës se je ma i mirë se Kroosi…”, “godet” Ismet Munishi: Shyqyr qe spo lun si kundër Kosovës se as në ligë të gjashtë të Gjermanisë s’un lun

Futboll

Gazeta Express

13/02/2024 9:07

Në emisionin “Favorit” në T7, ndër temat e shumta që u diskutuan, u fol edhe për formën e jashtëzakonshme të Granit Xhakës dhe të Bayer Leverkusenit të drejtuar nga trajneri Xabi Alonso.

Analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi e analizoi formën e yllit kosovar, duke insistuar se ai momentalisht ka aftësi individuale më të mira se mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, trajneri karizmatik kosovar bëri shaka duke i kujtuar përballjet e Zvicrës me Kosovën, ku Xhaka nuk kishte shkëlqyer pasi dukej se nuk angazhohej maksimalisht.

“Shyqyr qe s’po lun si kundër Kosovës se as në ligë të gjashtë të Gjermanisë s’un lun”, u shpreh duke buzëqeshur Munishi.

Për ta parë komplet emisionin “Favorit” mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/