Avokati Skënder Musa, në një intervistë për emisionin Kosova Live, ka kritikuar ashpër institucionet e drejtësisë lidhur me mënyrën se si po trajtohet rasti i familjes Gërbeshi.
Ai tha se atmosfera në Gjykatë ditën e djeshme ishte e ngarkuar dhe aspak e përshtatshme për një proces të rregullt ligjor:
“Kur jemi hi te dera, si me hi armiqtë. Pritja ishte e tillë, që të jepte përshtypjen se nuk ishim palë e barabartë në këtë proces”, deklaroi Musa.
Avokati shtoi më tej se, sipas tij, institucionet po zhvillojnë një “fushatë” kundër Gërbeshëve, duke i ekspozuar në mënyrë të panevojshme.
VIDEO: