Kur humbet dëshira për marrëdhënie seksuale - Gazeta Express
string(43) "kur-humbet-deshira-per-marredhenie-seksuale"

Fun

Gazeta Express

31/10/2021 13:35

Kur humbet dëshira për marrëdhënie seksuale

Fun

Gazeta Express

31/10/2021 13:35

Aktiviteti seksual është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve personale, megjithëse ka tendencë të bjerë ndërsa njerëzit rriten.

Edhe kështu, pavarësisht hulumtimeve që tregojnë se frekuenca e aktivitetit seksual zvogëlohet me kalimin e kohës, ka shumë të moshuar që vazhdojnë të përfshijnë seksin në jetën e tyre si një pjesë të rëndësishme të rutinës.

Lexo Edhe:

Dihet se sa më shumë që rriten njerëzit, aq më shumë humbasin oreksin dhe interesin për seksin. Hulumtimet e reja, megjithatë, vijnë për të përmbysur këtë teori.

“Lamborghini dhe vila luksoze” Pornostari milioner që i shpëtoi luftës në Siri: Xhiroj 5 filma erotik ne javë

Sipas gjetjeve të publikuara, rezulton se 85% e burrave 60-69 vjeç deklarohen seksualisht aktivë , ku përqindja në 70-79 vjeç është 60% dhe tek ata mbi 80 vjeç nuk i kalon 32%.

Gratë ndoshta janë më pak aktive seksualisht me kalimin e viteve, por sipas studimit, ashtu si meshkujt, ka shumë që duan të vazhdojnë të bëjnë seks me kalimin e viteve.

Fakti që shumë njerëz janë ende në humor erotik ndërsa rriten është një lajm pozitiv, pasi ky studim i ri tregon se sa më pak seks të ketë një person, aq më shumë ka të ngjarë të përjetojë probleme të shëndetit mendor dhe fizik.

Nuk është sekret që seksi ndihmon në prodhimin e faktorit që na bën të ndihemi mirë, endorfinës. Gjatë seksit ka një çlirim të madh të endorfinës, të cilat prodhojnë një emocion pozitiv.

Kjo nuk është diçka e papërfillshme për shëndetin mendor, pasi nivelet më të larta të endorfinës lidhen me aktivizimin më të madh të sistemit imunitar, duke ulur kështu rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit që kryejnë marrëdhënie seksuale me partnerin e tyre gjithashtu kanë më shumë gjasa të ndajnë një marrëdhënie më të ngushtë, e cila nga ana tjetër lidhet me një shëndet më të mirë mendor.

Së fundi, është e rëndësishme të mbani mend se seksi është një formë ushtrimi fizik, veçanërisht kur bëhet me intensitet, gjatë të cilit konsumohen rreth katër kalori në minutë. Prandaj është e mundur që ju të korrni përfitime shëndetësore mendore dhe fizike nga aktiviteti i rregullt seksual./Ora News/