James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, ka dëshmuar sot në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë.
Astrit Ibrahimi, që ka qenë i pranishëm gjatë një vizite më vonë në Kështjellën e Rambouillet, rrëfen se gjatë disa orëve të kaluara atje dëgjoi nga vetë Thaçi për sfidat politike dhe personale që lidhen me atë periudhë historike ku mbahej Rambujeja
Ibrahimi kishte qenë fotograf i Thaçit gjatë kohës sa ai ishte kryeministër.
“Sot James Rubin, mik i Kosovës dhe Presidentit Thaçi na rikujtoj vitet e Rambouillet, kur Thaçi punonte ngushtë që të bëhej Kosova shtet. E une e kujtova një vizitë që kam pasur vite më vonë bash në Kështjellën e Rambouillet, kur historia shkruhej. Kaluam pak orë bashkë në atë kështjellë dhe dëgjoja nga ai vetë për dramën politike por edhe personale për të cilën sot deshmoi Rubini. E historia dhe liria ka emër: Hashim Thaçi me shokët në Hagë”, ka shkruar Ibrahimi. /Gazeta Express