Kur është shorti i Ligës së Kampionëve dhe gjithçka që duhet të dini rreth tij - Gazeta Express
string(78) "kur-eshte-shorti-i-liges-se-kampioneve-dhe-gjithcka-qe-duhet-te-dini-rreth-tij"

Gazeta Express

12/12/2019 15:08

Kur është shorti i Ligës së Kampionëve dhe gjithçka që duhet të dini rreth tij

Gazeta Express

12/12/2019 15:08

Shorti i fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve do të mbahet javën e ardhshme, pas mbylljes së fazës grupore me ndeshjet e xhiros së fundit të martën dhe mërkurën.

Kur është shorti?

Lexo Edhe:

Shorti për 16 skuadrat më të mira mbahet të hënën më 16 dhjetor në Nyon, dhe do të nisë në orën 12:00, sipas kohës sonë lokale, transmeton Gazeta Express.

Kush është kualifikuar? (fituesit e grupeve me ngjyrë të errët)

Barcelona, Bayern Munich, Juventus, Atletico Madrid, RB Leipzig, Manchester City, Atalanta, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Tottenham, Liverpool, Napoli, Valencia, Chelsea, Borussia Dortmund, Lyon.

Si funksionon shorti?

Do të ketë dy vazo – në njërën do të vendosen tetë fituesit e grupeve, ndërsa në tjetrën tetë ekipet e tjera që kanë përfunduar si të dytat në grupet e tyre përkatëse.

Shorti nuk lejon që një klub të përballet me një klub tjetër nga i njëjti grup në këtë fazë – e po ashtu as nga i njëjti vend, që nënkupton se klubet angleze nuk mund të përballen mes vete, as ato nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Fituesit e grupeve do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në udhëtim, ndërsa atë të kthimit në shtëpi.

Datat kryesore të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

18/19 & 25/26 shkurt: 1/8 e finales – ndeshjet e para

10/11 & 17/18 mars: 1/8 e finales – ndeshjet e kthimit

7/8 prill: Çerekfinalet – ndeshjet e para

14/15 prill: Çerekfinalet – ndeshjet e kthimit

28/29 prill: Gjysmëfinalet – ndeshjet e para

5/6 maj: Gjysmëfinalet – ndeshjet e kthimit

30 maj: Finalja, Stamboll.

/Gazeta Express/