Kur është i rrezikshëm kolesteroli - Gazeta Express
string(34) "kur-eshte-i-rrezikshem-kolesteroli"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/07/2023 19:19

Kur është i rrezikshëm kolesteroli

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/07/2023 19:19

Duke ndjekur një armik personal

Tashmë të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kolesteroli i lartë, apo thjesht kolesteroli, nënkupton një dietë të kujdesshme për të mbrojtur funksionin e zemrës dhe enëve të gjakut. Por çfarë njohurish të nevojshme zotërojmë rreth “vlerave” personale të kolesterolit, që duhet të ketë secili prej nesh?

Lexo Edhe:

Së pari duhet të kemi të qartë se për çfarë kolesterine flasim. Tashmë jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e HDL-së dhe LDL-së në gjakun tonë. Shuma e tyre përbën kolesterolin, për të cilin diskutojmë.

E para, i ashtuquajturi “i mirë”, përbën atë që shpesh edhe vlerësohet si kolesterina mbrojtëse. I rrezikshëm, sikurse duket, mbetet të jetë i dyti, i ashtuquajturi “i keq”. Nëse sasia e përgjithshme e kolesterinës i kalon të 250 miligramët, ka shumë mundësi që LDL-ja të jetë rritur, transmeton Telegrafi.

Sëmundja, përbën shkakun?

Nëse duke u bazuar në analizat e gjakut mjeku mendon se sasia e kolesterolit është e rritur, përpara se ai t’ju vendosë në regjim dietor-ushqimor dhe t’ju përcaktojë mjekimin e duhur, duhet të kontrollojë një sërë elementesh të tjerë:

• Të sigurohet se pacienti nuk ka përdorur ndonjë kure ilaçesh, gjë e cila mund të ketë shkaktuar një gjë të tillë.

• Të kryejë analizat e nevojshme nga ku provohet se pacienti nuk vuan nga ndonjë sëmundje tjetër, e cila mund të ketë sjellë rritjen e kolesterinës në gjak. Nëse realizohen të gjitha këto dhe vlerat e kolesterinës mbeten te larta, atëherë mjeku mund të ndërmarrë terapinë me ilaçe dhe dietën e caktuar, për të ulur sasinë e tij.

Midis sëmundjeve, të cilat mund të shkaktojnë lehtësisht rritjen e kolesterinës është edhe diabeti, anoreksia etj.

• Nëse përjashtohet prania e sëmundjeve të tjera, atëherë mund të mendojmë se vuajmë nga niveli i lartë i kolesterinës, e cila në këtë rast është e lindur (nuk ka ndonjë arsye tjetër). Në këtë moment shtrohet pyetja: është realisht i lartë dhe sa është me saktësi kjo vlerë?

Dhe nëse përpara disa vitesh, supozohej si kufiri më i lartë sasia prej 200 miligramësh, sot çdokush ka një kufi të tij të dëshiruar, të cilit i korrespondon një sasi individuale kolesterine, në përputhje me gjendjen e funksionimit të zemrës. Ndaj shumë mjekë nuk interesohen më për shumën e kolesterinës, por vetëm për nivelin e LDL-së në gjak.

Kur jemi në rrezik?

Mjeku duhet të ndjekë me kujdes funksionimin e zemrës tek pacienti i cili vuan nga kolesteroli i lartë. Kjo gjë është e domosdoshme, pasi faktor i rrezikshëm për të sëmurët e zemrës e të enëve të gjakut, nuk është vetëm kolesterina e lartë. Por mund të jenë: hipertensioni, mosha, diabeti, jeta e mbyllur, pa shumë lëvizje, duhani etj. Atëherë mjeku mund të përkufizojë se cila është vlera e vërtetë, e përshtatshme për një person të veçantë dhe kështu ai mund të realizojë terapinë përkatëse.

1. Rrezik i shtuar për zemrën

Në këtë kategori hyjnë të gjithë personat, të cilët paraqesin shenja të sëmundjeve në zemër apo në enët e gjakut. Po në këtë grup përfshihen edhe individët të cilët kanë më shumë se dy faktorë rreziku.

Për të gjithë këta, niveli fiziologjik i kolesterinës LDL nuk duhet të kalojë të 100 miligramët.

Në këtë gjendje mjeku mund të ndërhyjë për të përmirësuar shëndetin e pacientit në këtë mënyrë: nëse vlera e LDL-së është midis 100 me 130 miligramë, do të mund ta ulte kolesterinën me dietë dhe ushtrime fizike. Në rast të kundërt (LDL-ja i kalon të 130 miligramët), është e logjikshme të përparojë në përdorimin e kurës me ilaçe.

2. Rrezik i mesëm për zemrën

Rreziku vlerësohet si i mesëm, në rastet kur ekzistojnë një apo dy faktorë rreziku. (p.sh. burrë, mosha mbi të 50-tat, duhani etj). Mjeku do të ndërhyjë me të njëjtën mënyrë, por duke u bazuar në vlera të ndryshme: dietë dhe ushtrime fizike nëse LDL-ja gjendet në kufijtë 130 deri 160 miligramë, dhe me ilaçe kur i kalon të 160 miligramët.

3. Rrezik i ulët për zemrën

Në këtë rast ekziston vetëm një faktor rreziku në lidhje me vlerën e rritur të kolesterinës (p.sh. burrë mbi të 50-tat, grua në prag të lindjes etj). Atëherë, vlera-bazë e lejuar e LDL-së kap të 160 miligramët (vlera e përgjithshme e kolesterinës shkon në 240 miligramë). Në këto raste mjeku do të fillojë përdorimin e terapisë me ilaçe kur LDL-ja do t’i kalojë të 190 miligramët (kolesterina e përgjithshme në 280 miligramë).

4. Rrezik shumë i vogël për zemrën

I takon vetëm një kategorie njerëzish: grave të reja, të cilat kanë vlera të LDL-së mbi 60 miligramë. Në këto raste LDL-ja e dëshiruar nuk duhet të kalojë të 190 miligramët (kolesterina e përgjithshme në vlera prej 280 miligramësh).

Shenjat, të cilat janë të dyshimta për praninë e kësaj sëmundje

Cilat janë veprimet që duhet të ndërmarrim në mënyrë që të kontrollojmë vlerat e kolesterinës në organizmin tonë?

Katër momente kyçe:

• Lodhje e vazhdueshme, pa shkak

• Rënie e përgjithshme e organizmit

• Marrje mendsh, probleme gjatë ecjes (ngërçe, fryrje dhe dhembje të këmbëve etj)

• Formimi i disa qeskave, kisteve dhjamore, sidomos në zonën poshtë syve, nën veshë, midis gishtave, etj.

Si realizohen analizat?

Me anën e një analize të përgjithshme të gjakut, mund të kontrolloni vlerat e HDL-së dhe LDL-së.

Nëse kolesterina është e lartë

Mos nxitoni ta cilësoni menjëherë veten tuaj si “i sëmurë”. Mjeku është i vetmi person kompetent, për të kontrolluar vlerat e kolesterinës dhe për të përcaktuar nëse vërtet janë të larta apo jo dhe nëse keni nevojë t’i nënshtroheni ndonjë terapie.

Cila është terapia?

Mjeku, mbasi të jetë ndërgjegjësuar për vlerat e kolesterinës në gjakun tuaj do të rekomandojë:

• Dietë dhe ushtrime fizike

• Në rastet kur vlera e kolesterinës vazhdon të rritet, atëherë është i nevojshëm përdorimi i kurave të përshtatshme me ilaçe.

• Të keni parasysh se do të keni nevojë për terapi të vazhdueshme dhe të rrepta. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni i sigurt se ky “armik’ u luftua përgjithmonë. /Telegrafi/