“Kur e pi Edi Rama në Tiranë, pse mos e pinë edhe në Bulqizë”, çfarë thonë banorët për videoskandalin - Gazeta Express
string(97) "kur-e-pi-edi-rama-ne-tirane-pse-mos-e-pine-edhe-ne-bulqize-cfare-thone-banoret-per-videoskandalin"

“Kur e pi Edi Rama në Tiranë, pse mos e pinë edhe në Bulqizë”, çfarë thonë banorët për videoskandalin

Gazeta Express

23/01/2020 17:56

Pas videos të publikuar ku thuhet se kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla konsumonte kokainë, në këtë institucion ka kapluar heshtja.

Pothuajse asnjë punojnës nuk del jashtë dyerve aq sa duket sikur institucioni është mbyllur.

Lexo Edhe:

Burime të ABC News raportojnë se Alla mbrëmjen e djeshme është nisur për në Tiranë. Ndërsa banorët pasi e kanë parë videon ndajnë opinione të ndryshme. Shumica I shmangen komenteve.

“Mos na ngatërro”. “S’më intereson”, shprehen kështu disa prej tyre.

Kjo zonjë ka punuar me Lefter Allën kur ai ishte mësues fiskulture dhe si njeri e vlerëson, por le të kuptohet se për atë çka pa në video ka dyshime.

“Unë kam punuar me Lefterin, kam qenë mësuese njeri pa asnjë të metë. E vërtetë apo jo duhet…por nuk e besoj”, thotë ajo.

Kurse banorët më trima të qytetit jo vetëm që e besojnë që ishte Alla që konsumonte drogë por e dinë që ligji e quan kriminel poseduesin e lëndëve narkotike. Ndërsa një tjetër banor bën ironi dhe përfshin e kryeministrin Rama.

“Normale tani nuk është se është edhe opinioni, droga që përdoret…kjo futet në rangun e kriminelëve”, thotë një banor.

“Kur e pi Edi Rama në Tiranë pse mos pije dhe Lefteri i Bulqizës. Në Bulqizë ka shumë pasuri, ka krom, por ka ra leku në dorë të horrave”, shprehet me iron qytetari.

Video ku Lefter Alla konsumonte drogë u sigurua nga gazetari Artan Hoxha dhe u publikua në ABC News pasditen e së mërkurës.