Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës që garon për një tjetër mandat nga radhët e AAK-së, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka folur për punën që thotë qeverisja e tij lokale e ka bërë në Komunën e Gjakovës.
Ka thënë se investimet kapitale për një vit i ka rritur në 17.5 milionë, teksa thotë se i ka marrë me 3.2 milionë.
“Koncepti është me i rrit të hyrat për me mundur me investu, trefish i kemi rritur”.
“Investimet kapitale, kur unë e kam Komunën e Gjakovës Investimet projektune kanë qenë 3.2 milionë në vit. Të realizune 2.7, 2.8. Vitin e kaluar e kemi përmbyllur me buxhet investimeve kapitale 17.5 milion. E kam marrë me 3 e kam përfundu me 17.5”, ka thënë Gjini. /Gazeta Express