Kur dyqani kalon online, ja si funksionon me 2 ndër kompanitë kryesore në Kosovë - Gazeta Express
string(74) "kur-dyqani-kalon-online-ja-si-funksionon-me-2-kompanite-kryesore-ne-kosove"

Kur dyqani kalon online, ja si funksionon me 2 ndër kompanitë kryesore në Kosovë

Gazeta Express

07/04/2020 16:20

Njerëzit po kalojnë më shumë kohë në shtëpi me familjet e tyre dhe po e përshtatin sjelljen e tyre të të blerit. Për rrjedhojë është vënë re një rritje e madhe në blerjet online dhe në përdorimin e shërbimeve të dërgesave në shtëpi. Ka një mundësi të madhe që këto ndryshime të kthehen në një normalitet të ri. Sidomos përdorimi i e-commerce dhe i shërbimit të dërgesave në shtëpi pritet që të bëhet pjesë e jetës së konsumatorit në Kosovë në përfundim të masave aktuale shtrënguese si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.

Dy kompani të Grupit Balfin: Neptun Kosova dhe Jumbo Kosova kanë reaguar menjëherë ndaj këtij realiteti të ri dhe tashmë kanë vënë në shërbim të qytetarëve platforma blerjesh online, të cilat e lehtësojnë ndjeshëm jetesën e konsumatorëve, duke ia përmirësuar cilësinë e jetësës në këto ditë izolimi dhe kufizimi të lëvizjeve normale dhe që po funksionojnë me mjaft sukses. 

Lexo Edhe:

Por si funksionon?

Neptun Kosova

  1. Vizitoni www.neptun-ks.com dhe përzgjidhni produktin që dëshironi. (Fotografoni apo bëni Screenshot produktin e zgjedhur, kodin apo linkun e produktit)
  2. Dërgo fotografinë në Facebook/Instagram apo mesazh në Viber/Whatsapp në mnumrta 045 790 890 – 045 790 690/ 045 710 310 – 045 720 320
  3. Transporti do të realizohet Brenda 48h.
  4. Format e pagesës: Cash, e-banking dhe përmes bankave: TEB, RBKO dhe NLB deri në 12 këste.
  5. Për të bërë dërgesën duhet t’I dërgoni këto të dhëna: Emri, Mbiemri, Nr i telefonit dhe adresa ku banoni.

Ndërkohë, Neptun Kosova është duke punuar për të bërë të mundur sa më shpejt dhe platformen E-commerce ne Web-in e kompanisë.

Jumbo Kosova

?Klikoni në “Facebook Shop – Jumbo Kosova Official” për të porositur produktet më të kërkuara gjatë këtyre ditëve:  www.bit.ly/Shop-KS

Ndërkohë që më shumë produkte i shtohen listës, na kontaktoni në numrat ?+383 48 999 016 dhe +383 48 999 083 përmes Whatsapp, Viber, Mesazh apo Telefon për të marrë më shumë informacion dhe për të porositur mes mijëra produktesh që JUMBO ofron.

? Transporti për në adresën tuaj kushton 2 Euro.

? Porositë merren çdo ditë nga ora 08:00 – 20:00

? Pagesa cash në momentin që dorëzohet porosia

? Çmimet e shitjes mbeten të njëjta (të pandryshueshme nga çmimet e deritanishme në dyqane)

Ndërkohë që interesi për produktet e JUMBO ka vijuar të mbetet i lartë, kompania po punon intensivisht për të ndërtuar një platformë përmes të cilës do të mundësohet porositja e produkteve nga të gjithë kategoritë e shumëllojshme që JUMBO ofron.

Sa pë të krijuar një ide, në vitin 2018, përllogaritet se 1.8 miliardë njerëz anembanë botës blenë mallra online. Gjatë të njëjtit vit, shitjet online të retailit arritën në 2.8 trilionë USD dhe parashikohet që brenda vitit 2021 të rriten ne mbi 4.8 trilionë USD.

Vetëm në Britaninë e Madhe, 87% të blerjeve në sektorin e retail u bënë online, për një mesatare prej 38 eurosh për blerje.