Kur duhet t’i lani dhëmbët në mëngjes, para apo pas ngrënies - Gazeta Express
string(58) "kur-duhet-ti-lani-dhembet-ne-mengjes-para-apo-pas-ngrenies"

Kur duhet t’i lani dhëmbët në mëngjes, para apo pas ngrënies

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

24/08/2021 0:48

Ndonëse rutina e mëngjesit nuk është e njëjtë për të gjithë, ka vetëm një zakon i cili duhet të jetë i pandryshuar dhe të kryhet në një mënyrë të caktuar.

Një profesioniste e shëndetit dentar, Anna Peterson, ka ndarë në Tik Tok një video ku thotë se dhëmbët nuk duhet të lahen kurrë pas ngrënies së mëngjesit, por gjithmonë përpara tij.

Lexo Edhe:

“Ka dy arsye për këtë”, shpjegon ajo. “Kur hani mëngjes, goja shndërrohet në mjedis acid, kështu kur lani dhëmbët ju shpërndani acidin dhe e fërkoni pas dhëmbëve tuaj duke shkatërruar enamelin. Larja e dhëmbëve përpara ngrënies i mbron nga çfarëdo ushqimi që do të hani.”

Këshilla e saj u mbështet nga kompania e famshme e produkteve të dhëmbëve “Colgate”, por hasi në komentet e ndjekësve që mendojnë se është më mirë që dhëmbët të lahen pas ngrënies për të larguar ushqimin e ngrënë.

Gjithsesi, disa dentistë janë të mendimit se mund të prisni 30 minuta deri në një orë pas ngrënies për të larë dhëmbët pasi i jepni kohë pështymës të neutralizojë acidin në gojë. Rregulli më i mirë për mirëmbajtjen e dhëmbëve është larja e tyre dy herë në ditë për rreth dy minuta me një pastë të pasur me fluor për t’i mbajtur të shëndetshëm./tvklan.al