Kur do të vendoset për masën e sigurisë ndaj të akuzuarit të parë të Speciales - Gazeta Express
string(78) "kur-do-te-vendoset-per-masen-e-sigurise-ndaj-te-akuzuarit-te-pare-te-speciales"

Kur do të vendoset për masën e sigurisë ndaj të akuzuarit të parë të Speciales

Gazeta Express

24/09/2020 18:01

Avokati Kushtrim Palushi në emisionin Frontal në T7 ka thënë se vendimi për masën e sigurisë ndaj të arrestuarit të sotëm të Speciales pritet të merret brenda 48 orëve, raporton Gazeta Express.

“Do të vendoset brenda 48 orëve për masën e sigurisë, paraburgim apo arrest shtëpiak. Pas këtij afati, vendimi i panelit, zgjatë dy muaj”, ka thënë ai.

Lexo Edhe:

Palushi thotë se brenda një muajii njejti do të dalë para gjyqtarit që të deklarohet për akuzën.

“Ndërkaq brenda 30 ditëve, duhet të dal para gjyqtarit e të deklarohet për akuzën e tij, a deklarohet fajtor apo i pafajshëm. Pastaj fillojnë procedurat e tjera. Synimi i procedurës ligjore nga ZPS, është të zhvillohet procedurë pa vonesa. Me siguri nesër apo pasnesër, ai do të dal para trupit gjykues. Në gjithë këto faza, Z. Mustafa, ka të drejtë ankese”, ka thënë avokati./GazetaExpress/