Kur do të prezantohen iPhona't e rinj? - Gazeta Express
string(36) "kur-do-te-prezantohen-iphonat-e-rinj"

Gazeta Express

01/09/2020 16:29

Kur do të prezantohen iPhona’t e rinj?

Gazeta Express

01/09/2020 16:29

Apple ka një numër produktesh në punim të cilët do të debutojnë këtë vjeshtë dhe Bloomberg ndau planet e kompanisë. Raporti nuk flet për data specifike por nëse duhet ti besojmë ekspertit Jon Prosser, atëherë Tetori duket si destinacioni më i përshtatshëm për Apple.

Përflitet për katër iPhone të rinj me madhësi ekranesh 5.4, 6.1 dhe 6.7-inç. Modelet e lira 5.4 dhe 6.1 do të debutojnë përpara.

Lexo Edhe:

Bloomberg konfirmoi spekulimet rreth dizajnit se iPhone e rinj do të kenë skaje të stilit të iPad me një ngjyrë të re blu e errët.

Modelet Pro do të kenë çelik ndërsa ato standard alumin në kasën e tyre. Gjithashtu modelet Pro do të kenë skanerin LiDAR i integruar në iPad Pro të 2020.

Apple po përgatitet për të ndërtuar 75 milionë iPhone 5G ndërsa në 2020 shpreson të shesë 80 milionë iPhone në tërësi.

Sa i përket produkteve të tjera Apple është duke punuar në një iPad Air me ekran pa skaje. Produkte që do të vinë këtë vjeshtë janë orët e reja Apple Watch, kufjet AirPods Studio dhe një altoparlant inteligjent të ri HomePod.

Ka pasur spekulime se orët e reja Apple Watch do të mund të skanojnë nivelin e oksigjenit në gjak. /PC World Albanian/