Kur do të fillojnë pagesat nga pakoja qeveritare? - Gazeta Express
string(48) "kur-do-te-fillojne-pagesat-nga-pakoja-qeveritare"

Kur do të fillojnë pagesat nga pakoja qeveritare?

Gazeta Express

08/04/2020 14:29

Pas situatës së krijuar nga COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit. Përpos kësaj, Qeveria e Kosovës mori vendim për krijimin e një pakoje emergjente që të ndihmohen thuajse të gjithë qytetarët e Kosovës në mënyra të ndryshme

Duke filluar nga ata që marrin social, pensionistët, punëtorët e bizneseve, por edhe shtesa për policët, mjekët, infermierët e shumë të tjerë.

Lexo Edhe:

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të sotëm në Gjakovë u pyet se kur do të fillojë funksionalizimi i kësaj pakoje, apo shpërndarja e këtyre parave të parapara tashmë me ligj.

Ai tha se pakoja është përgatitur, por që dy ministrat përkatës po përkujdesen nga afër për detajet.

“Ne e kemi përgatitur Pakon Emergjente Fiskale dhe dy ministrat në veçanti ai i Financave, Besnik Bislimi, por edhe ajo e Ekonomisë Rozeta Hajdari janë në kontakt të rregullt me të gjitha kategoritë të cilat do t’i ndihmojnë. Jemi përpjekur që të mos jenë vetëm masa ekonomike, por socio-ekonomike, pra edhe sociale që jo vetëm bizneset por të ndihmohen edhe punëtorët drejtpërsëdrejti”, tha ai, raporton Indeksonline.

Tutje Kurti tha se është mirë që të përcillen edhe publikimet që ata i bëjnë, por edhe të kontaktohen direkt për hollësitë të cilat janë paraparë.