string(80) "kur-do-ta-pranoje-trofeun-e-kampionit-drita-tregon-zyrtarja-e-ffk-se-alba-morina"

Sport

Gazeta Express

04/05/2025 22:12

Kur do ta pranojë trofeun e kampionit Drita? Tregon zyrtarja e FFK-së, Alba Morina

Sport

Gazeta Express

04/05/2025 22:12

Në studion e Favoritit, sonte e ftuar është edhe Alba Morina, zyrtare e FFK-së.

Ajo ka bërë me dije se kur do ta ngre në qiell Drita trofeun e kampionit të Superligës së Kosovës.

“Drita do ta pranojë trofeun në ndeshjen e fundit të kampionatit, në ndeshjen ndaj Feronikelit ’74”, tha ajo në “Favorit”.

Ajo më tutje e uroi Dritën për titullin dhe ia dërgoi një ‘mesazh’.

“Shpresoj që Drita do të na përfaqësojë në Europë në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç e bënë gjithmonë”, përfundoi ajo./GazetaExpress/