Kryeministri Edi Rama, gjatë një interaktiveje live në rubrikën “Sy m’sy”, u pyet nga një komentues nëse do të bëjë foto me liderin e opozitës, Lulzim Basha. Ky pyetje u bë pas një serie videosh dhe këngësh ironike mes dy politikanëve.
Në përgjigjen e tij, Rama theksoi se ndonëse fizikisht nuk mund të bëjnë foto së bashku, ata janë “të lidhur me zemër“. “Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur”, tha Rama.