“Kur dikush e krahason Ronaldon me Messin, largohem...” - Gazeta Express

“Kur dikush e krahason Ronaldon me Messin, largohem…”

Sport

Gazeta Express

27/02/2020 23:43

Djali i Diego Maradonë mendon se Lionel Messi është i pakrahasueshëm.

Maradona Junior thotë se gjithmonë largohet nga tavolina kur nis debati dhe e krahasojnë Cristiano Ronaldon me gjashtë herë fituesin e ‘Topit të Artë”.

Messi është shumë më i mirë se Ronaldo”, tha ai për Cadena SER.

Nuk mund ta krahasoni një njeri me alien. Largohem nga tavolina sa herë që e krahasojnë Messin me Ronaldon”.

Ronaldo është sulmues i shkqlqyer, por s’mund të krahasohet me Messin. Askush sot s’mund të krahasohet me Messin”.

Messi është fenomen, e adhuroj. Messi është lojtar që nëse vendos të shënojë 5 gola në një ndeshje, e bën pa problem. Ata që e kritikojnë, nuk dinë asgjë për futbollin”. /Gazeta Express/