“Kur dehej me alkool...” E ngacmoi i ati, zbardhet rrëfimi i shqiptares së mitur - Gazeta Express
string(74) "kur-dehej-me-alkool-e-ngacmoi-i-ati-zbardhet-rrefimi-i-shqiptares-se-mitur"

“Kur dehej me alkool…” E ngacmoi i ati, zbardhet rrëfimi i shqiptares së mitur

Gazeta Express

21/09/2020 16:27

Fjalët e turpshme jo si të një babai kanë tronditur një gjimnaziste në Krujë.

Vajza  mësohet ti këtë thënë grupit hetimor se ajo është ngacmuar vetëm me fjalë të pahijshme nga i ati.

Lexo Edhe:

Veprimet e tij nuk shkuan më tej megjithatë adoleshentja ju drejtua policisë për kallëzim pas konsultimit me psikologen.

“Babai herë pas here konsumonte alkool. Kohët e fundit  kur ishte i dehur më ka folur me fjalë të çuditshme dhe ngacmuese, jo si të një babai. Kur i tregova psikologes fjalët e tij ajo i cilësoi si ngacmim seksual pasi ishin të turpshme”, mësohet të ketë thënë ajo.

Ndaj 54-vjeçarit është paraqitur dhe një tjetër denoncim tjetër nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.

Gruaja sipas dëshmive dhunohej prej shumë vitesh nga bashkëshorti i saj por deri tani nuk kishte pasur kurajo për ta kallëzuar.

Pas prangosjes të 54-vjeçarit ditën e shtunë, Gjykata e Krujës miratoi kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” deri në përfundim të hetimeve. Mësohet se 54-vjeçari  nuk ka pranuar akuzat./abcnews