Kuptimi i veçantë prapa emrit të vajzës së Mc Kreshës - Gazeta Express
string(53) "kuptimi-i-vecante-prapa-emrit-te-vajzes-se-mc-kreshes"

Gazeta Express

09/06/2020 11:43

Kuptimi i veçantë prapa emrit të vajzës së Mc Kreshës

Gazeta Express

09/06/2020 11:43

Dje reperi Mc Kresha u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Erzina sollën në jetë një vogëlushe të shëndetshme që e quajtën Iza.

Çifti i thanë njëri tjetrit “Po” në dhjetor të vitit të kaluar në një ceremoni ku ishin të ftuar familjarë e miq të ngushtë të dyshes.

Ndonëse të martuarit nuk janë shumë publik në rrjete sociale, ishte babai i Erzinës ai që dha lajmin për ardhjen në jetë të foshnjës në rrjetin social Facebook, ku dhe zbuloi emrin e saj, Iza.

Iza, emër ky shumë i rrallë në vendin tonë, është emër vajze shumë i famshëm në kulturën hebre, që është gjithashtu vendi i origjinës së emrit. Sipas uebfaqes, behindthename.com kuptimi i emrit Iza është (Zoti është premtimi im) dhe një tjetër variant i këtij emri në vende të ndryshme të botës është Izabela.

Advertisement
Advertisement
Advertisement