Kupina dhe Dobrçani takojnë banorët e Tophanes: Premtojnë ruajtjen e vlerave dhe traditave të lagjes - Gazeta Express
string(99) "kupina-dhe-dobrcani-takojne-banoret-e-tophanes-premtojne-ruajtjen-e-vlerave-dhe-traditave-te-lagjes"

Zgjedhjet

Gazeta Express

09/10/2025 18:22

Kupina dhe Dobrçani takojnë banorët e Tophanes: Premtojnë ruajtjen e vlerave dhe traditave të lagjes

Zgjedhjet

Gazeta Express

09/10/2025 18:22

Kandidati i Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, së bashku me Kemal Dobrçanin, kandidat për Kuvend Komunal, janë takuar me një grup qytetarësh nga lagjja Tophane e Kryeqytetit.

Kupina tha se gjatë bashkëbisedimit u diskutua për transformimin e madh që ka pësuar kjo lagje e vjetër e Prishtinës, shpesh duke dëmtuar vlerat dhe traditat e saj.

Ai shtoi se, në përputhje me programin e Lidhjes së Prishtinës, janë zotuar të punojnë për ruajtjen e trashëgimisë dhe identitetit të Tophanes, duke ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për banorët e saj.