Kupchan: Misioni në Gazë, hap strategjik i Kosovës me rrezik minimal - Gazeta Express
string(66) "kupchan-misioni-ne-gaze-hap-strategjik-i-kosoves-me-rrezik-minimal"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 7:19

Kupchan: Misioni në Gazë, hap strategjik i Kosovës me rrezik minimal

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 7:19

Eksperti amerikan i politikës së jashtme, Charles Kupchan, ka vlerësuar se përfshirja e Kosovës në misionin e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë paraqet një rrezik të kufizuar dhe kryesisht simbolik.

Sipas tij, ndonëse ekzistojnë paqartësi rreth mandatit të plotë të misionit dhe rolit që do të kenë trupat në terren, përfshirë edhe mundësinë e përballjes me çarmatosjen e detyruar të Hamas, kontributi i Kosovës mbetet i vogël në përmasa.

“Rreziqet serioze janë të pakta, përveç mundësisë që ndonjë ushtar të lëndohet apo të humbasë jetën gjatë misionit, si dhe reagimeve të mundshme politike,” ka deklaruar Kupchan, duke e cilësuar këtë angazhim si një kontribut me rrezik të ulët.

Ai thekson se pjesëmarrja e Kosovës duhet parë edhe në prizmin strategjik, si një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht me administratën e presidentit Donald Trump.

Sipas Kupchan, përmes këtij angazhimi, Kosova synon të dëshmojë se është jo vetëm një aleate besnike, por edhe aktive, e gatshme të kontribuojë konkretisht në misione ndërkombëtare.

Ai shton se një qasje e tillë mund të shërbejë për të ndërtuar mirëbesim ndërkombëtar, i cili mund të jetë i dobishëm për Kosovën në të ardhmen, sidomos në proceset integruese drejt Bashkimi Evropian dhe NATO.

Në fund, Kupchan e përshkruan këtë përfshirje si një situatë “win-win” për Kosovën, duke e konsideruar një veprim pragmatik që sjell përfitime të ndërsjella në arenën ndërkombëtare. /REL

Advertisement
Advertisement
Advertisement