Kupa mbetet në Podujevë, Llapi mposht Dritën në finale - Gazeta Express
string(53) "kupa-mbetet-ne-podujeve-llapi-mposht-driten-ne-finale"

Sport

Gazeta Express

26/05/2022 22:03

Kupa mbetet në Podujevë, Llapi mposht Dritën në finale

Sport

Gazeta Express

26/05/2022 22:03

Kupa e Kosovës në futboll do të mbetet në qytetin e Podujevës, me Llapin që ka triumfuar për herën e dytë radhazi në këtë garë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina në finale sonte mposhti Dritën, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:2.

Llapjanët kaluan të parët në epërsi pas një goli të bukur të shënuar nga Francesco Rivera në minutën e gjashtë.

27-vjeçari nga Meksika shënoi nga gjuajtja e lirë.

Gjilanasit barazuan pas gjysmë ore, kur Hamdi Namani shënoi me kokë në minutën e 36-të.

Namani shënoi pas një harkimi të bukur nga Muharrem Jashari.

Baras u mbyll pjesa e parë, teksa skuadra nga Podujeva e riktheu epërsinë me të filluar pjesa e dytë.

Arbnor Ramadani shënoi në minutën e 48-të me një goditje të fuqishme nga distanca, e cila u devijua dhe përfundoi në rrjetë.

Deri në fund u regjistruan edhe disa raste tjera, por jo të konkretizuara me gol. /Gazeta Express/