string(52) "kupa-efl-man-united-fiton-paster-ndaj-crystal-palace"

Sport

Gazeta Express

26/09/2023 23:00

Kupa EFL/ Man United fiton pastër ndaj Crystal Palace

Sport

Gazeta Express

26/09/2023 23:00

Manchester United ka kaluar në raundin e katërt të Kupës EFL, të njohur ndryshe edhe si Kupa Carabao.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag shënoi fitore të pastër sonte ndaj Crystal Palace, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 3:0.

Alejandro Garnacho (21’), Casemiro (27’) dhe Anthony Martial (55’) shënuan në fitoren e “Djajve të Kuq”.

Manchester United kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.

/Gazeta Express/