string(104) "kuota-gjinore-u-rremben-mandatin-tre-kandidatet-me-me-shume-vota-dalin-jashte-loje-penalizohen-nga-ligji"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2025 12:25

Kuota gjinore u “rrëmben” mandatin, tre kandidatët me më shumë vota dalin “jashtë loje”, penalizohen nga ligji

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2025 12:25

Tre kandidatë të Partisë Socialiste në Shqipëri, megjithëse të votuar masivisht nga elektorati, nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të ri që nis punën në shtator. Arsyeja? Kuota gjinore. Kodi Zgjedhor në fuqi i detyron partitë të respektojnë përbërjen gjinore në përfaqësim, çka i ka kushtuar mandatin disa prej kandidatëve meshkuj më të votuar në listat e hapura.

Në qarkun e Beratit, analisti Julian Zyla, me 4.598 vota, ka dalë i treti në listën e PS-së për nga numri i votave, por do ta humbasë mandatin në favor të Hatixhe Konomit, e cila ka marrë 3366 vota, rreth 1200 më pak.

Në Durrës, deputeti aktual Ilir Ndraxhi, me 3681 vota, do të zëvendësohet nga Etleva Budini, e cila ka marrë vetëm 1773 vota, gati 1900 më pak.

Ndërkohë në Korçë, Arian Jaupllari, me 5022 vota, nuk do të shkojë në Kuvend, edhe pse ka marrë 10 vota më shumë se Besa Spaho, e cila përfiton mandatin.

Ndërsa qëllimi i kuotës është përfshirja dhe barazia, ky mekanizëm tregon se ndonjëherë vota popullore mund të anashkalohet në emër të barazisë formale.