Kundërshtoi vendimin e klubit, Hysaj duhet t’i paguajë 40.000 euro Napolit - Gazeta Express
string(72) "kundershtoi-vendimin-e-klubit-hysaj-duhet-ti-paguaje-40-000-euro-napolit"

Sport

Gazeta Express

24/11/2021 23:50

Kundërshtoi vendimin e klubit, Hysaj duhet t’i paguajë 40.000 euro Napolit

Sport

Gazeta Express

24/11/2021 23:50

Elseid Hysaj duhet të zbrazë xhepat në këto ditë teksa i detyrohet ish-klubit të tij, Napolit, plot 40 mijë euro.

Mbrojtësi është njoftuar se napoletanët kanë dalë të fituar nga procesi i hapur pas ndeshjes së dy viteve më parë kundër Salzburg në Champions League.

Lexo Edhe:

Të kaltrit u mposhtën në atë sfidë dhe klubi vendosi që lojtarët të grumbulloheshin në qendrën stërvitore dhe më pas ditën tjetër të nisnin prej mëngjesit stërvitjen. Mirëpo, ishin disa futbollistë që nuk e zbatuan këtë urdhër të klubit, e një prej tyre ishte edhe shkodrani i kombëtares.

Por, klubi italian nuk ia fali lojtarëve vendimin për të bërë sipas “kokës së tyre” e tashmë ka dalë e fituar ndërsa Hysajt i mbetet të shpenzojë shumën e majme për atë kapriço të dy viteve më parë.

“Bordi i Arbitrazhit të parashikuar nga Marrëveshja Kolektive LNPA/AIC/FIGC urdhëroi gjobën prej 40,000,00 € ndaj lojtarit Elseid Hysaj, duke njohur kështu legjitimitetin e tërheqjes së urdhëruar nga klubi dhe si pasojë shkeljen e kontratës nga lojtari, i cili nuk e respektoi direktivën e lëshuar nga klubi”, shkruhej në njoftimin e klubit të Napolit.