Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës të Policisë Rrugore, në detyrë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 18 mars, te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”.
Punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i planëzuar me shërbim, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë.
Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen.
Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën.
Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin.