Kundërshtohet ndarja e MKRS-së, bashkimi i Shëndetësisë me Sportin po konsiderohet fatal për të dy sektorët - Gazeta Express
string(108) "kundershtohet-ndarja-e-mkrs-se-bashkimi-i-shendetesise-me-sportin-po-konsiderohet-fatale-per-te-dy-sektoret1"

Gazeta Express

26/01/2020 12:25

Kundërshtohet ndarja e MKRS-së, bashkimi i Shëndetësisë me Sportin po konsiderohet fatal për të dy sektorët

Gazeta Express

26/01/2020 12:25

Në të dy propozimet e fundit që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë bërë njëra-tjetrës për bashkëqeverisje, parashihet që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të mos jetë ministri e veçantë.

Lëvizja Vetëvendosje në propozimin e saj parasheh që kjo ministri të ndahet, ku Kultura dhe Rinia i bashkohen Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kurse Sporti i bashkëngjitet Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa, LDK parasheh që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Lexo Edhe:

Të dy këto propozime po konsiderohen si absurde dhe që shpërfaqin joseriozitet të këtyre dy partive karshi shëndetësisë, kulturës, rinisë dhe sportit.

Bashkimi i sportit me Ministrinë e Shëndetësisë, për Blerim Sylën, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, do të ndikojë negativisht në funksionimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai thotë se është e çuditshme se si është menduar që dy fusha krejt të ndryshme të bashkohen në një ministri të vetme. Funksionimin e shëndetësisë me sportin, ai e sheh si të pamundur, derisa thekson se shëndetësia ka shumë probleme me të cilat duhet të merret ministri i ardhshëm, e derisa do të jetë edhe sporti gjërat do të komplikohen.  

Syla thotë se edhe sporti është në kulmin e sukseseve, e bashkimi me një ministri si shëndetësia që është e shumë probleme do ta lë në hije. Madje, ai nuk përjashton mundësinë që të dështohet në të dyja fushat nëse veç ndodhë një bashkim i tillë.

Kundër një bashkimi të tillë është edhe kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë Besim Kodra, i cili thotë se duke qenë shëndetësia më shumë probleme bashkimi me një sektor tjetër vetëm sa do ta vështirësonte gjendjen e saj.

Sipas tij, bashkimi i Ministrisë së Shëndetësisë me atë të Sportit, duke anashkaluar një sektor të afërt siç është mirëqenia sociale nuk do t’i ndihmojë sektorit të shëndetësisë, por vetëm do të vështirëson punën e tij.

Ndarjen ose shkrirjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e sheh si të gabuar edhe analisti i futbollit Ardian Llumnica, i cili thotë se është për keqardhje diskutimi për bëhet për këtë ministri.

Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga KDI, thotë se ndarja e ministrive duhet të bëhet në bazë të programit qeverisës./KP

Kundërshtohet ndarja e MKRS-së, bashkimi i Shëndetësisë me Sportin fatale për të dy sektorët