Kundërpërgjigja e Iranit dhe paralajmërimi i Izraelit për sulme tjera: Çfarë duhet të dini për betejën e re të dy armiqëve të vjetër - Gazeta Express
string(131) "kunderpergjigja-e-iranit-dhe-paralajmerimi-i-izraelit-per-sulme-tjera-cfare-duhet-te-dini-per-betejen-e-re-te-dy-armiqeve-te-vjeter"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 15:03

Kundërpërgjigja e Iranit dhe paralajmërimi i Izraelit për sulme tjera: Çfarë duhet të dini për betejën e re të dy armiqëve të vjetër

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 15:03

 Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer një valë sulmesh vdekjeprurëse me raketa gjatë natës, ndërsa konflikti i gjatë midis dy armiqve u përshkallëzua më tej dhe s’ka shenja të menjëhershme të deeskalimit, shkruan CNN, trasnmeton Express.

Irani nisi sulme hakmarrëse pas sulmit të parë të Izraelit ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane të premten, ku mbeten të vrarë edhe disa nga udhëheqësit më të lartë ushtarakë të vendit.

Të shtunën, ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se “Teherani do të digjet” nëse sulmet iraniane vazhdojnë.

Derisa më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se “pritet edhe më shumë”, ndërsa të dyja palët raportojnë viktima, shkruan CNN, transmeton Express.

Çfarë dihet deri tani:

Sulme gjatë natës: Forcat iraniane nisën disa valë raketash drejt Izraelit gjatë natës deri të shtunën. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit thanë se kishin në shënjestër qendrat ushtarake dhe bazat ajrore izraelite në sulmet me raketa të premten. Deri në mëngjesin e së shtunës, sistemi i mbrojtjes ajrore i Teheranit ishte aktiv pasi Izraeli rifilloi sulmet në kryeqytetin iranian, raportuan mediat shtetërore.

Izraeli kishte në shënjestër disa provinca, duke përfshirë Azerbajxhanin Lindor, Lorestanin dhe Kermanshahun, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Fars.

Paralajmërimi i Izraelit: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua popullit iranian drejtpërdrejt në një video të premten vonë, duke u bërë thirrje civilëve të “ngrihen dhe të lënë zërat e tyre të dëgjohen”. Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se njerëzit në Teheran do të “paguajnë një çmim të lartë” nëse Irani vazhdon me sulmet e tij me raketa, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian “do të digjet”.

Vdekjet dhe lëndimet: Të dyja palët kanë pësuar viktima që nga shpërthimi i fundit i tensioneve. Në Iran, të paktën 78 persona u vranë në sulmet izraelite, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, siç ka deklaruar të premten i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani.

Më shumë se 320 persona u plagosën, shumica prej tyre civilë, shtoi ai. Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur dhjetëra, sipas autoriteteve izraelite.

Ekspertë bërthamorë të vrarë: Ushtria izraelite ka pretenduar se ka vrarë nëntë shkencëtarë dhe ekspertë të përfshirë në programin bërthamor të Iranit, duke rritur shifrën nga një numër i mëparshëm prej gjashtë. Ali Bakhouei Karimi, Mansour Asgari dhe Saeed Barji — ekspertë përkatësisht në mekanikë, fizikë dhe inxhinierë materialesh — u vranë në sulmet e së premtes, sipas njoftimit nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Vdekjet e tyre u konfirmuan nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit.

Pretendimet e pavërtetuara për sulmet në vendbanime : Media shtetërore iraniane pretendoi se 60 persona, përfshirë 20 fëmijë, u vranë pasi një sulm izraelit goditi një ndërtesë banimi në kompleksin rezidencial Shahrak-e Shahid Chamran të Teheranit. CNN nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë në mënyrë të pavarur raportin. Televizioni iranian tregoi imazhe të drejtpërdrejta të punëtorëve që largonin mbeturinat nga vendi i një ndërtese 14-katëshe./CNN/