"Kundër UÇK'së te Clintoni", Surroi i reagon Halitit: Krejtësisht e pavërtetë, s'jemi marrë me përgojime, kërkuam mbrojtje amerikane - Gazeta Express
string(124) "kunder-uckse-te-clintoni-surroi-i-reagon-halitit-krejtesisht-e-pavertete-sjemi-marre-me-pergojime-kerkuam-mbrojtje-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 21:20

“Kundër UÇK’së te Clintoni”, Surroi i reagon Halitit: Krejtësisht e pavërtetë, s’jemi marrë me përgojime, kërkuam mbrojtje amerikane

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 21:20

Publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj deklaratave të Xhavit Haliti, i cili tha se delegacioni i Kosovës në SHBA gjatë vitit 1999 kishte propaganduar kundër UÇK-së dhe Shqipërisë.

Në një shkrim në Facebook, Surroi e quajti “krejtësisht të pavërtetë” këtë pretendim, duke thënë se delegacioni që kishte takuar ish-presidentin amerikan Bill Clinton kishte mbrojtur kauzën e Kosovës, duke kërkuar mbrojtje amerikane.

“Habitë se si i njëjti rrëfim naiv (‘e kemi siguruar procesverbalin’) qarkullon pas 26 vjetësh. Delegacioni që ka takuar Clintonin ka mbrojtur kauzën e Kosovës, duke kërkuar mbrojtje vendimtare amerikane për vendin, nuk është marrë me përgojime as atëherë e as ndonjëherë tjetër. Kam pritur më shumë respekt për të apostrofuarit që nuk janë më ndër ne”, ka shkruar Surroi.

Sot, Haliti në emisionin “Frontal” në T7 kishte thënë se delegacioni i përbërë nga Ibrahim Rugova, Veton Surroi dhe Fehmi Agani kishte akuzuar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, si ekstremist që financonte grupet e armatosura në Kosovë.