Kunati i Zhaneta Josifit: Nëna dhe vajza janë rekrutuar, nuk i dimë kush i mori në qafë - Gazeta Express
string(85) "kunati-i-zhaneta-josifit-nena-dhe-vajza-jane-rekrutuar-nuk-i-dime-kush-i-mori-ne-qafe"

Gazeta Express

03/07/2020 10:22

Kunati i Zhaneta Josifit: Nëna dhe vajza janë rekrutuar, nuk i dimë kush i mori në qafë

Gazeta Express

03/07/2020 10:22

Kunati i Zhaneta Josifit ka folur për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Ai është shprehur për Abc news se kishte që nga muaji mars që nuk i shihte vajzat e së motrës.

“Kam që në mars që nuk i shihja vajzat, sidomos Anisën”, ka treguar ai.

Sipas tij nëna dhe vajza mund të jenë rekrutuar, ndërsa është shprehur se kanë mbetur të shokuar nga ngjarja.

“Kisha kohë që nuk i shihja.  I shkova në shtëpi, kërkova Anisën dhe më thanë nuk e lemë të dali se nuk ka bërë ditët e zotit. Anisën kisha që në mars të 2019 që nuk e shikoja fare.

I kam folur dhe për punën e fesë, por me urrenin. Në fillim janë rekrutuar në Përmet pastaj librat i kanë marrë tek një qendër tek “Selvia”. Dy javë më parë shkova të takoja posaçërisht Anisën, por nuk më lejuan. Më ndaluan tek dera. Ato nuk ushqeheshin”, ka treguar ai.