Kumnova: Ministri Murati katër vjet asnjë veprim – në ditën e dorëheqjes nënshkruan udhëzim për sistemin e ri fiskal - Gazeta Express
string(113) "kumnova-ministri-murati-kater-vjet-asnje-veprim-ne-diten-e-doreheqjes-nenshkruan-udhezim-per-sistemin-e-ri-fiskal"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 21:15

Kumnova: Ministri Murati katër vjet asnjë veprim – në ditën e dorëheqjes nënshkruan udhëzim për sistemin e ri fiskal

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 21:15

Në emisionin EURO n’T7 është debatuar për udhëzimin e ri administrativ të nënshkruar nga ministri Hekuran Murati në ditën e tij të dorëheqjes e që ka të bëjë me arkat fiskale.

Kestrin Kumnova nga Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka vlerësuar si një veprim të ngutshëm të ministrit Hekuran Murati nënshkrimin e udhëzimit të ri administrativ për fiskalizim.

Sipas Kumnovës, ka qenë premtim i para katër viteve i ministrit në detyrë sistemi digjital i fiskalizimit, për të cilin nuk ka marrë asnjë veprim për katër vite, ndërsa në ditën e tij të dorëheqjes e ka nënshkruar një udhëzim të ri, i cili nuk është miratuar paraprakisht në qeveri.

“Bizneset janë shumë të shqetësuara me këtë veprim të ministrit Murati. Janë dy lloje të shqetësimeve që i kemi nga anëtarët tanë te Aleanca Kosovare e Bizneseve: grupi i parë është i bizneseve të cilave iu ka lejuar që të mos pajisen me arka fiskale, pasi që nuk dinë se si të veprojnë, pasi tash në vend të kuponave fiskalë duhet të lëshojnë paragona, ndërsa grupi i dytë është i bizneseve që tashmë kanë arka fiskale dhe iu duhet ndërhyrje në to, ndërsa që operatorët ekonomikë që kanë shitur arka fiskale kanë mbyllur qendrat e tyre pas këtij udhëzimi dhe një biznes nga Kamenica duhet të dërgojë pajisjen e tij në Pejë për servisim. Përveç kësaj, llogaritni një market: dhjetë arka fiskale i funksionojnë, dhjetë tjera jo – çka do të mbyllë një pjesë, të largojë njerëz nga puna apo të lëshojë paragona fiskalë? Pra kemi një kaos total pas këtij udhëzimi,” ka thënë Kumnova.

Në anën tjetër, sipas Kumnovës, ky është një veprim i ngutshëm i qeverisë në detyrë, pasi në disa shtete të BE-së që kanë sistemin digjital fiskal, iu ka dashur përgatitje katërvjeçare për kalim në sistemin e ri.