Marash Kumbulla ka arritur në kryeqytetin italian për të kryer testet mjekësore te Roma, para se të transferohet te kjo skuadër nga Hellas Verona
Mbrojtësi shqiptar, sipas gazetarit italian të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, do të transferohet si i huazuar me obligim blerjen për 32 milionë euro.
Kumbulla ka ateruar sot në Fiumicino dhe do të bëj testet mjekësore të Villa Stuart. Raporti shkruan se ai do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare ku do të përfitojë 1.5 milionë euro në vit plus bonuset.
Edhe tuttomercatoweb ka lajmëruar për arritjen e 20 vjeçarit në Romë, ku është gati për ta kompletuar lëvizjen e tij nga Verona.
Kumbulla ka luajtur 28 ndeshje garuese për Veronën dhe largohet nga aty pas dy vite qëndrimi. /GazetaExpress/
? #Roma, #Kumbulla arrivato in città: ora direzione Villa Stuart per le visite mediche
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) September 16, 2020
? @dariomarchetti7 pic.twitter.com/wBGDnOntqw