Kumbulla me pagën më të vogël te Verona - Rrahmani i 22-ti! - Gazeta Express
string(56) "kumbulla-me-pagen-me-te-vogel-te-verona-rrahmani-i-22-ti"

Gazeta Express

05/12/2019 23:51

Kumbulla me pagën më të vogël te Verona – Rrahmani i 22-ti!

Gazeta Express

05/12/2019 23:51

Kumbulla 2 mijë euro në javë, Rrahmani 7.500 euro – janë zbulaur pagat e mbrojtësve të Shqipërise, respektivisht Kosovës

Marash Kumbulla është një nga talentet që ka spikatur më shumë te Verona në këtë sezon, por nëse në fushën e blertë ai ka shkëlqyer, paratë që fiton nga kontrata me Hellasin numërohen lehtësisht, pasi shqiptari 19-vjeçar është lojtari më pak i paguar te Verona.

Lexo Edhe:

Mediat italiane që qëndrojnë shumë afër klubi veronez kanë publikuar pagat e futbollistëve të Hellas ku spikat pikërisht Kumbulla, i cili është lojtari më pak i paguar me vetëm 2 mijë euro në javë dhe diçka më shumë se 8 mijë euro në muaj, për një total vjetor rreth 100 mijë euro.

Ndryshe nga Kumbulla, Rrahamani paguhet disa herë më shumë pasi merr 7 mijë e 500 euro në javë dhe rreth diçka më shumë se 30 mijë euro në muaj.

Futbollisti më i paguar te Verona është sulmuesi veteran Giampaolo Pazzini me 46 mijë euro në javë dhe rreth 200 mijë euro në muaj.

Verona po zhvillon një sezon mbresëlënës, pas promovimit në Serie A.

Pas 14 ndeshjeve, Hellas gjendet në pozitën e 8 me 18 pikë të grumbulluara.

Kumbulla dhe Rrahmani kanë qenë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e Veronës.

Mbrojtësi i Shqipërisë ka bërë 10 paraqitje, ka shënuar një gol, derisa në nëntor ka pasur probleme me lëndime.

Kumbulla dhe Dybala gjatë një ndeshje në serie A, sezoni 2019/20

Në anën tjetër, mbrojtësi i Kosovës ka bërë 15 paraqitje, nuk ka arritur të shënojë asnjë gol deri më tani. /Gazeta Express/

Ronaldo dhe Rrahmani, gjatë një ndeshje në Serie A, sezoni 2019/20