Kumbulla: Golin ia dedikoj Romës - Gazeta Express

Kumbulla: Golin ia dedikoj Romës

Gazeta Express

23/10/2020 23:51

Marash Kumbulla shënoi golin e fitores në Europa Ligë Romës kundër Young Boys mbrëmë derisa ka treguar se kujt ia dedikon këtë gol

Ish futbollisti i Veronës shënoi në debutimin e tij në Europë.

“Ishte një debutim i jashtëzakonshëm, ne fituam duke falënderuar golit tim por jam i lumtur që skuadra ka fituar për golin tim”, tha ai Sky Sport.

“Në pjesën e parë ata bënin presion lart, ne vuajtëm por është normale, në pjesën e dytë presingu i tyre lart ishte me e vogël”.

Kumbulla (20) ka pasur një fillim shumë pozitiv këtë sezon pasi që kompletoi huazimin me opsion blerje nga Verona verën e kaluar.

“Jam adoptuar mirë, mendoj kështu. Kjo duke falënderuar trajnerin, skuadrën dhe stafin që me kanë integruar menjëherë. Pa ta nuk do të ishte kaq e lehtë”.

“Këtë gol ia dedikoj skuadrës sepse i dha fitoren asaj në një fushë të vështirë”. /GazetaExpress/