Kumbulla e thyen heshtjen, pas komenteve të Mourinhos - Gazeta Express
string(52) "kumbulla-e-thyen-heshtjen-pas-komenteve-te-mourinhos"

Futboll

Gazeta Express

26/10/2021 10:13

Kumbulla e thyen heshtjen, pas komenteve të Mourinhos

Futboll

Gazeta Express

26/10/2021 10:13

Pak fjalë, por domethënëse. Pas kritikave të ashpra për paraqitjen ndaj Bodo Glimt në Norvegji dhe lënies në tribunë për ndeshjen ndaj Napolit në fundjavë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka zgjedhur të thyejë heshtjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nga gabimet përmirësohesh”, ka shkruar mbrojtësi i verdhekuqve në Instagram, si për t’i kujtuar trajnerit të tij, Jose Mourinho, se është vetëm 21 vjeç dhe një gabim apo një ndeshje e luajtur keq, nuk janë kurrsesi fundi i botës.

Lexo Edhe:

Marash Kumbulla duket se nuk e gëzon besimin e trajnerit portugez të Romës, pasi është lënë shpesh jashtë formacionit dhe ka luajtur si titullar në vetëm dy ndeshje të Conference League, shumë pak për një futbollist të cilin verdhekuqtë e blenë për 32 milionë euro.