Kumbaro: Për 6 muaj Shqipërinë e vizituan 13% më shumë turistë italianë se më 2024 - Gazeta Express
string(80) "kumbaro-per-6-muaj-shqiperine-e-vizituan-13-me-shume-turiste-italiane-se-me-2024"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 22:51

Kumbaro: Për 6 muaj Shqipërinë e vizituan 13% më shumë turistë italianë se më 2024

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 22:51

Gjatë periudhës janar-qershor Shqipërinë e kanë vizituar 13% më shumë turistë italianë krahasuar me 2024.

Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve Nova, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se vitin e kaluar Shqipërinë e shijuan 1.2 milion vizitorë nga Italia, raporton ATSH, përcjell KosovaPress.

Kumbaro nënvizoi se “me Italinë tani na bashkojnë edhe përpjekjet për krijimin e një harte turistike në Mesdhe, mes Gadishullit Apenin dhe vendeve të Ballkanit”.

“Shembulli i Shqipërisë në krijimin e një modeli autentik, cilësor e të qëndrueshëm të turizmit pati interes të veçantë gjatë Forumit “Bridging Destinations”, por edhe vëmendjen e mediave të Italisë”, u shpreh ajo.

Mediat italiane kanë promovuar në vijimësi Shqipërinë turistike, duke e cilësuar si “Maldivet e Evropës”.