Kumbaro: Në janar-qershor, Shqipërinë e vizituan 13% më shumë turistë italianë - Gazeta Express
string(75) "kumbaro-ne-janar-qershor-shqiperine-e-vizituan-13-me-shume-turiste-italiane"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 18:21

Kumbaro: Në janar-qershor, Shqipërinë e vizituan 13% më shumë turistë italianë

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 18:21

Gjatë periudhës janar-qershor Shqipërinë e kanë vizituar 13% më shumë turistë italianë krahasuar me 2024.

Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve Nova, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se vitin e kaluar Shqipërinë e shijuan 1.2 milion vizitorë nga Italia, raporton ATSH. 

Kumbaro nënvizoi se “me Italinë tani na bashkojnë edhe përpjekjet për krijimin e një harte turistike në Mesdhe, mes Gadishullit Apenin dhe vendeve të Ballkanit”.

“Shembulli i Shqipërisë në krijimin e një modeli autentik, cilësor e të qëndrueshëm të turizmit pati interes të veçantë gjatë Forumit “Bridging Destinations”, por edhe vëmendjen e mediave të Italisë”, u shpreh ajo.

Mediat italiane kanë promovuar në vijimësi Shqipërinë turistike, duke e cilësuar si “Maldivet e Evropës”