Kulusevski tregon pse e zgjodhi Juventusin para Interit - Gazeta Express
string(55) "kulusevski-tregon-pse-e-zgjodhi-juventusin-para-interit"

Kulusevski tregon pse e zgjodhi Juventusin para Interit

Gazeta Express

27/05/2020 23:14

Dejan Kulusevski është tashmë një futbollist i Juventusit që prej muajit janar, ndonëse u la në huazim te Parma deri në fund të këtij sezoni, ndërsa në një intervistë të dhënë për mediat suedeze tregoi pse zgjodhi bardhezinjtë mes shumë ofertave.

“Kanë mbetur edhe 13 ndeshje me Parmën dhe jam përqendruar këtu, por mezi pres t’i bashkohem Juventusit. E kam studiuar mirë lojën e Sarrit dhe pikërisht për këtë arsye zgjodha t’i bashkohem Juventusit”, deklaroi Kulusevksi.

Lexo Edhe:

Në intervistë futbollisti suedez foli me superlativa për sulmuesin e përfaqësueses së tij Zlatan Ibrahimovic, lavdëroi yllin belg Kevin De Bruyne dhe zbuloi pse ka zgjedhur të mbajë numrin 44 mbi shpinë.

“Studioj shumë De Bruyne dhe mendoj se është nga më të mirët në botë, Dua të bëhem si ai, ose edhe më i fortë. Ibrahimovic ka ndryshuar gjithë Suedinë, ndaj do të doja të luaja kundër tij, që të bisedoja dhe të shkëmbeja fanellën. Numrin 44 e mbaj prej Adnan Januzajt, që zbriti në fushë me atë numër në debutim dhe la gjurmë. Në atë moment i thashë babait tim se nëse do të bëhesha futbollist, doja t’i ngjaja atij, ndaj jam dashuruar me numrin 44”, tregoi Kulusevski.