Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin - Gazeta Express
string(57) "kultivuan-lende-narkotike-arrestohen-dy-shtetas-ne-kurbin"

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 17:55

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 17:55

Dy shtetas janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Kurbinit ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zhej dhe ka asgjësuar 221 bimë narkotike dhe ka sekuestruar 30 fara të kësaj bime.

Gjatë kontrolleve në territor, në vijim të operacionit policor “Koordinata”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Zhej, njësia administrative Mamurras.

Për këto raste u arrestua shtetasi I. S., 45 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 25 bimë narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi P. P., 64 vjeç dhe u vu në pranga bashkëshortja e tij, shtetasja A. P., 56 vjeçe, pasi dyshohet se kanë kultivuar 196 bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 108 fara të bimës narkotike Cannabis sativa.